Aniston me një mashkull misterioz…

02/09/2010 19:50

Jennifer Aniston e ka hedhur pas krahëve historinë me John Mayer pasi ajo ka nisur të shoqërohet me një djalë misterioz.

Jennifer është parë në shoqërinë e të panjohurit në Sunset Tower Hotel të Hollywood. Sipas një dëshmitari, aktorja duket në humor të mirë, ndërsa kishte veshur një palë xhinse dhe një bluzë seksi.

Kjo nuk është hera e parë që Aniston ndryshon shoqëri brenda pak ditësh, duke krijuar amulli madje edhe tek paparacët. Burimi i paidentifikuar shtoi gjithastu se pas darkës, djali misterioz u largua me makinën e tij, ndërsa Aniston preferoi të dilte nga dera e pasme.

Top Channel