Travel Albania – Petrela

01/09/2010 19:30

Mjafton një klikim i mausit në internet dhe Shqipëria të shfaqet ndryshe. Jane të dhënat dhe imazhet e prezantimit të vendit tonë në botë nga gazetarët e huaj, përjetimet e tyre, ndërkohë që zbulojnë bukuritë e Shqipërisë, menjëherë sapo e kanë shëtitur atë.

Pamjet me ngjyra te embla, kontrastet e plazheve, malet, liqenet, monumentet kulturore, i komunikojnë teleshikueseve pamje te forta dhe mbreselenese, duke i joshur qe te vizitojne Shqiperine, natyren dhe jeten e saj. Kete do te bejme edhe ne sot, duke shkuar pak kilometra larg Tiranes ne nje zone sa e njohur ne ditet e sotme, aq edhe e panjohuar per ata shqiptare qe prej dy dekadash jetojne jashte kufijve te Shqiperise.

E  leme kryeqytetin  ne nje paradite gushti. Duke ju larguar zhurmes kaotike, marrim rrugen per ne Sauk dhe me pas i drejtohemi Mulletit. Per te shkuar deri ne Petrele qe eshte destinacioni yne, na duhet te ecim gati 15 kilometra.

Ndërsa vapa perveluese na shoqeron, i ngjitemi rruges per ne fshatin piktoresk, te shoqeruar nga ajri i paster, lokalet e bukura dhe qetesia e zones, e njohur mbi te gjitha per vleren  e saj historike. Kjo, sepse Petrela, edhe pse një vendbanim i vogël, është tepër e çmuar për Shqipërinë.

“Ndodhet në pjesën juglindore të qytetit të Tiranës dhe ndër vlerat më të vecanta të saj do të veçoja, trashëgimin natyrore, por edhe atë kulturore”, është shprehur historiani Perikli Qirjazi.

Por jemi në vitin 2010. Me të hyrë në fshat, fillimisht ndeshim fytyrat  kureshtare te banoreve, ndersa 72 vjeçari Muhamet Dervishaj eshte gati per te na treguar kaluaren dhe te sotmen e fshatit, qe po popullohet dita-dites, nje fenomen i ngjashem me fshatrat dhe qytetet bregdetare.

“Si shesh ky është i vjetër, edhe në të kaluarën këtu bëhej tregti e vogël artizanale. Edhe sot e kësaj ditë këtij vendi i thonë pazar”, tregon Muhameti.

Njihet si vendbanim i lashtë 2000 vjeçar. Princesha perandorake bizantine Ana Komnena e apasionuar pas gjeografisë e përmend në shek XI me emrin Petrula. Imazhet qe te ofrohen jane te  gjalla  dhe plot energji. Shume pak shtepi duken se kane ruajtur stilin e vjeter, ate elbasanas, Petrela dhe petrelasit po i nenshtrohen transformimit.

“Gjatë periudhës së Zogut natyrisht që ka pasur ndërtime, por stili është më i hershëm sesa ai i mbretërisë së tij”, tregon Perikliu.

E populluar nga vizitore ditorë, te cilet me pak shpenzime zgjedhin kete vend per te kaluar disa ore te kendshme, Petrela dallohet per vlerat historike, bukurite natyrore dhe mikepritjen e njerezve.

Perpara se te shkojme per ne Kalane e Petreles, Muhameti na sugjeron nje tjeter vend historik, 1 km larg qendres se fshatit. Banoret  e njohin kete vend si vazhdim i kalase se Perqopit. Ata thone se Mamica, motra e Skenderbeut qe ushehoqi rezistencen e zones ndaj pushtimit otoman, e perdori kete vend  per qellime mbrojtese.

“Është vazhdim i saj, është një qendër fortifikimi, sidomos gjatë luftrave të ndryshme të shekullit XXII të peradorisë Bizante. Vazhdoi edhe më mbrapa me pushtues të huaj”, thotë Muhameti.

Jo vetem te vjetrit, por edhe te rinjte luajne reklamojne bukurite e Petreles. Kliti Hasmema qe sot studion ne një universitet privat, i rritur ne nje familje patriarkale, thote se i pelqen qe fshati i tij te kete vizitore.

“Shoqëria ime ka ardhur ka vizituar Petrelën, por nga hera e parë që kanë ardhur ata e kanë pëlqyer dhe kanë filluar të vijnë shpësh”, shprehet Kliti.

Me keto pershtypje, duke shijuar dhe prodhimet artizanale te zones, i drejtohemi kalase heroike të Petreles që në mesjetën shqiptare konsiderohej si një Krujë e dytë e pamposhtur përballë dyndjeve armike.

E ngritur mbi një kodër shkëmbore, sipër fshatit me të njëjtin emër, Kalaja me trajtë trekëndore, perbehet nga dy kulla vrojtuese. Per t`u ngjitur deri ne ate pike, ne bejme edhe nje ndalese per t`u njohur me nje tjeter fakt: gjurmen e kalit te Mamica Kastriotit qe ne gojdhanën popullore vjen ne kete menyre.

“Kjo gjurme eshte e kembes se majte te kalit. Duket qe eshte ne ngjitje”, thotë Muhameti.

“Objekti” eshte  kala mesjetare e ndërtuar në kohën e perandorise bizantine, në shekullin e VI pas Krishtit. Por formen aktuale e mori në vitet 1200 kur këto anë ishin nën sundimin princave arbër Topiaj. Me pas ajo u be prone e familjes së Kastriotëve, per kete arsye ne kete vend ka qendruar edhe  Mamica.

“Kalaja nuk ka ndryshuar. Jane bere restaurime te vogla, por gjithçka ka mbetur si më parë”, tregon Muhameti.

E ngritur mbi nje terren te pjerret, ajo perdorej per qellime ushtarake. Kalaja nga e cila vrojtohej rruga “Egnatia”, trekëndëshi Durrës-Tiranë-Elbasan, atehere kishte rendesi te vecante, ndersa sot sherben si pike turistike qe
vizitohet nga te gjitha moshat.

“Më pëlqeu është diçka antike, me vlera historike”, shprehet një turiste.
“Vijme per here te pare, na pelqen shume”, shton një tjeter.

Arredim i veçante, kuzhine tradicionale dhe pamje mahnitese. Asortimentet me te preferuara per pergjegjesin e lokalit Gezim Shaba jane keto:

“Më shumë kërkohet djathi i fshatit, tava e dheut, zogu i fshatit me pilaf dhe me qullë. Ka pastaj edhe ëmbëlsira që janë qumështori, hasudja etj”, tregon Gezimi.

Nje turizem qe zhvillohet 400 metra  mbi nivelin e detit, me vizitore jo vetem shqiptare, por edhe te huaj, qe kuriozohen per Shqiperine dhe shqiptaret qe te tregojne se si e shohin vendin tone qe te pershendesin dhe te thone se do te vijne ketu perseri.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel