“Në të shkuarën time kam qënë e re dhe e papërgjegjshme por besoj se do mësoj nga gabimet”.
Kjo është intervista e parë e aktores Lindsay Lohan pas doli nga burgu ku u dënua për shkelje të vendimit të gjyqit. Në intervistën dhënë për “Vanity Fair”, aktorja amerikane shprehet se nuk ka abuzuar asnjëherë me ilacet.
“Kam përdorur drogë sepse shikoja që të tjerët e bënin por tani dua të rinis karrierën. Të jem aktore më bën të ndihem mirë”, shprehet Lohan. Në vijim të intervistës ajo shton se ka shumë dëshirë të xhirojë filma të mëdhenj. “Nëse kjo do të thotë se duhet të harroj jetën që kam bërë, atëherë unë heq dorë nga e shkuara”, shton aktorja. Por ajo nuk lë pa kritikuar të atin Michael.
“Nëse është dikush që ka nevojë për kurim ai është im atë. Eshtë i paekujlibruar dhe mbi të gjitha autoleksionist. Eshtë e shëmtuar të shikosh babain tënd të qajë përherë kur në të vërtetë duhet të jetë i lumtur”, përfundon Lohan.
Top Channel