Douglas: 80 % mundësi të shpëtoj
01/09/2010 10:05
Aktori amerikan Michael Douglas ka nisur terapinë intensive për të luftuar sëmundjen e kancerit që e ka prekur në fyt.
Këtë e ben tyë ditur vetë ylli i Hollywood-it në një intervistë dhenë për programin e David Letterman në CBS. Kura që konsiston në disa cikle kimioterapish dhe radioterapish do zgjasë disa muaj dhe sipas Douglas, ka 80 % mundësi që ai të shërohet plotësisht.
65 vjecari ka shpjeguar se gjatë një biopsie të kryer e kuptoi se tumori ishte në një gradë të avancuar, në fazën 4 dhe për këtë arsye duhej sulmuar. “Përqindjet që të shërohem janë të larta dhe mendoj se me kurat e duhura kam 80 % mundësi”, theksoi Douglas, sipas të cilit, sëmundjen ia ka shkaktuar duhani dhe alkooli.
Top Channel