Ofenduan Brunin, Irani kritikon mediat vendase

31/08/2010 11:45

Ministria e Jashtme izraelite ka kritikuar mediat lokale për fjalët fyese drejtuar zonjës së parë franceze Carla Bruni, duke e konsideruar si “prostitutë”.

“Të fyesh zyrtarët e vendeve të tjera dhe të përdorësh fjalë të papërshtatshme nuk lejohet nga republika islamike e Iranit”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë, Ramin Mehmanparast.

“Nuk mendojmë se përdorimi i fjalëve të pavenda dhe fyese është levizja e duhur”, është shprehur Mehmanparast.

Reagimi i mediave iraniane ka ardhur pas mbështetjes që Bruni dha për Sakineh Mohammadi Ashtiani, gruaja që u dënua për t’u qëlluar me gurë për tradhëti bashkëshortore.

Top Channel