Nadal i vidhet ora 410 mijë euro?
31/08/2010 11:40
Tenistit spanjoll Rafael Nadal i është grabitur një orë që vlen 410 mijë euro.
Mësohet se ora është vjedhur gjatë turneut të Torontos. Në maj numri një i botës në tenis nënshkroi një kontratë më prestigjiozen Richard Mille, që krijoi posacërisht për spanjollin aksesorin «RM 027 Tourbillon». Në botë qarkullojnë vetëm 50 ekzemplarë të tillë dhe kostoja është shumë e lartë.
Nadal u shfaq në publik njëherë pa orën dhe më pas në dorën e tij u pa sërish objekti me vlerë. Ka dy teori: Ose ora është gjetur, ose drejtuesit e kompanisë kanë qenë aq bujarë saqë mund t’i kenë dhuruar një tjetër Rafaelit të tyre.
Top Channel