
Pasdite në Top Channel nga sot rikthehet në ekran për t’u bërë shoqëri shqiptarëve gjate pasditeve. Sezon i ri, me forme dhe permbajtje te reja ne kete emision, drejtuar nga Genta Popa, me autor Sokol Shametin.
Sigla te reja dhe studio te rinovuar. Kjo e fundit, do t’i rezervoje qendren e vemendjes te ftuarit te dites.
Te ftuarit nuk do te jene vetem personazhe publike, por edhe njerez te panjohur, me prane publikut, te cilet do te sjellin historite e jeteve te tyre.
Permbajtja e Pasdite ne Top Channel do te jete me dinamike, me me shume lidhje direkte te perditshme, e me teper kronika. Tematika e tyre do te preke nje game me te gjere fushash, per te pasqyruar realitetin vendas, ashtu sikurse edhe me pare ne teresine e tij, por me nje fokus te vecante tek problematikat. Kjo per te nxitur debatin dhe reflektimin e publikut.
Sigurisht nuk do te mungojne edhe temat e lehta.
Duke nisur nga sot, Pasdite ne Top Channel nga e hena ne te premte, ora 18.30.
Top Channel