Kapshticë, radhë emigrantësh në kufi

30/08/2010 14:50

Radhë të gjata emigrantësh që presin të kthehen në shtetin grek ka patur në pikën kufitare të Kapshticës.

Shkak për këtë është bërë ndërprerja e punës për rreth 2 orë nga ana e doganës greke. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata dhe pakënaqësi te emigrantët.
 
Rreth 200 automjete kane ndenjur ne radhe ne pritje te perpunimit te dokumentave. Drejtuesit e doganes greke nuk kane dhënë asnje shpjegim per kete nderprerje te paralajmeruar te punes ne pikun e kthimit te emigranteve ne shtetin fqinj. Pas dy ore nderprerje dogana greke ka rifilluar punen me vetem 2 sportele.
 
Gjate dites kane kaluar nepermjet kesaj pike kufitare rreth 3 mije shtetas dhe vetem gjate javes se kaluar numri emigranteve qe jane kthyer ne Greqi ka qene 29 mije.

Top Channel