PD: Rama u vendos gjoba biznesmenëve

29/08/2010 16:00

Partia Demokratike ka sulmuar sërish kreun e opozitës Edi Rama, për të cilin deklaroi se u ka vënë gjoba biznesmenëve për ndërtimet në Tiranë.

E si shembull deputeti Enkelejd Alibeaj permendi rastin e personit me te cilin bashkejeton deputetja Albana Vokshi.

“Ka tre javë që çdo shqiptar ka mësuar se nëpërmjet sekserit të tij Dritan Avllaj ose Tan Lepri, Edvin Rama, vetëm njërit prej zhvilluesve të qytezës Rama-Lepuri i ka prerë gjobën 100 milon euro në 20%-shin e firmosur. Me zhvilluesit e tjerë ekziston po e njëjta marrëveshje. Kjo trefishon shumën marramendëse të fitimit që zoti Rama merr nga qyteza e partnerit të tij Lepri. Ka tre javë që Mr. 20%-shi dhe nuk del nga strofulla e Leprit, i tmerruar nga dokumentat autentike të botuara në media e të bëra puiblike  nga deputetja Vokshi”, theksoi Alibeaj.

Më tej ai shtoi se Rama hesht për vendin e tij në ndërtimin e 12 kullave 30 katësh. “Si deputet i Kuvendit do mbështes insiativën e deputetes Vokshi për hetimin e partnerëve dhe ftoj zotin Rama të prononcohet për këtë inisiativë’, përfundoi deputeti demokrat.  

Top Channel