Lindasy Lohan del nga rehabilitimi

28/08/2010 09:55

Aktorja amerikane Lindsay Lohan ka dalë nga klinika e rehabilitimit UCLA Medical Center këtë javë dhe tashmë ajo mund t’i japë sërish makinës.

Pak javë më parë ajo u dënua me 90 ditë burg dhe 90 ditë të tjera në një qëndër rehabilitimi, por mesa duket Lohan ka arritur t’i shkurtojë në maksimum afatet.

Në qeli ajo kaloi plot 22 ditë pasi rezultoi pozitive ndaj testeve për drogë dhe alkool. Lindsay nuk respektoi masën e sigurisë të dhënë nga gjykatësja, e cila më pas përdori dorën e hekurt ndaj aktores, duke e dënuar me 90 ditë burgim.

Top Channel