Julio Iglesias shkon në altar me ish modelen gjermane

28/08/2010 09:45

Julio Iglesias dhe e dashura e tij 44 vjecare më ne fund vendosën të shkojnë në altar.

Këngëtari spanjoll 66 vjecar dhe bukuroshja Miranda Rijinsburger, u martuan në një ceremoni që u zhvillua në Marbella të Spanjës. Iglesias dhe ish modelja gjermane u takuan për herë të parë në vitin 1990 në Indonezi dhe që prej asaj kohe ata nuk janë ndarë për asnjë moment.

Fëmija i parë, Miguel lindi në vitin 1997 dhe 2 vjet më pas lindi Rodrigo. Gjithashtu ata kanë edhe tre fëmijë të tjerë, Cristina, Victoria dhe Guillermo.

Në të shkuarën, Julio ka qënë i martuar me Isabel Preysler, e cila është edhe mamaja e Chabeli, Julio Jr e Enrique. Gjatë këtij viti, Julio kaloi kuotën e 200 milionë disqeve të shitura në karrierën e tij.

Top Channel