Travolta-Preston, në maj lind djali

27/08/2010 16:50

John Travolta dhe Kelly Preston do të bëhen me një djalë në muajin maj.

Cifti njoftoi se fëmija që po rritet në barkun e bashkëshortes së aktorit është djalë, i cili do jetë edhe fëmija i tretë në familjen Travolta. Ata kanë vajzën 10 vjecare Ella Bleu, ndërsa pak kohe më parë humbën djalin Jett, i cili vuante nga një sëmundje e rrallë.

47 vjecarja dhe 56 vjecari Travolta e kanë cilësuar shtatzaninë si një mrekulli. “Kjo është një mrekulli dhe ne ndihemi të bekuar”, shprehet cifti në një njoftim të publikuar ditët e fundit.

Top Channel