Jay-Z “magjepset” nga familja Martin

26/08/2010 10:45

Ai është gati të nisë një faqe të re në jetën e tij dhe tashmë pret vetëm vendimin e shoqes dhe koleges, Bayonce.

Po flasim për Jay-Z, këngëtarin amerikan te muzikës rap, i cili që prej kohësh që është lidhur me bukuroshen e skenave, nuk e ka provuar më shijen e hekurave të burgut.

40 vjecari është “joshur” nga miqtë e tij Chris Martin e Gwyneth Paltrow, të cilët janë prindërit e dy fëmijëve. “Ata janë vërtet një familje e lezetshme me fëmijë të bukur. Moses dhe Apple më thërrasin mua daja Jay”, shprehet këngëtari në një intervistë për revistën “Q”.

Ndërkohë, Beyonce vazhdon të jetë super e impenjuar me turneun dhe ajo ka lënë të kuptohet se një shtatëzani e mundshme mund të nisë vetëm pasi ajo të ketë përfunduar rrugëtimin e gjatë nëpër skenat botërore.

Top Channel