
Policia e Elbasanit ka goditur një prej bazave të prostitucionit në këtë qytet. Një 51 vjeçar dhe tri gra të divorcuara janë kapur në flagrancë nga forcat e policisë gjatë operacionit të koduar “Shatërvani”.
Tutori Ëngjëll Shaqiri, përfitonte nga gratë e divorcuara dhe duke ushtruar edhe dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre i detyronte ushtronin prostitucion në ambientet e shtëpisë së tij.
Drejtori i Policisë së Elbasanit, Sajmir Muça, i cili edhe ka drejtuar aksionin për goditjen e këtij grupi tha gjatë një konference për shtyp, se të arrestuarit kishin kohë që ishin në përgjim.
Muça deklaroi se, ata do të përballen me akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese” dhe “mbajtjes së banesave në rrethana rënduese”.
Dhjetë qendra prostitucioni janë goditur gjatë stinës së verës në qarkun e Elbasanit.
Top Channel