Gjermani, gjykata vendos sot për këngëtaren me HIV
26/08/2010 13:45
Gjykata në Gjermani pritet të marrë një vendim për kengëtaren 28 vjecare Nadja Benaissa, e cila akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 5 persona pa i informuar se ishte e infektuar me virusin HIV.
Ish pjesëtarja e grupit No Angels ka infektuar njërin prej partnerëve, ndërsa 4 të tjerët nuk e kanë marrë virusin vdekjeprurës.
Sipas agjencisë së lajmeve DPA, prokurori dhe gjykatësit kanë paraqitur provat e fundit para se gjykatësi të marrë një vendim.
Top Channel