Familjarët e policëve të rënë

26/08/2010 20:20

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha i ka premtuar familjarëve të ish punonjësve të policisë të rënë në detyrë se që prej shtatorit do të përfitojnë bursa të plota dhe pensione në nivelin e pagave.

Sipas Bashës, ky premtim ka marr formë ligjore që në korrik, por pritet që efektet t’i japë në fillim të këtij muaji.

Ministri i Brendshëm gjatë takimit me familjet e policëve të rënë në shtëpinë e pushimit në Durrës tha gjithashtu se çdo rritje e pagave të punonjësve të policisë do të prekë dhe pensionet e posaçme, ndërkohë që çdo sezon veror, gratë dhe fëmijët e tyre do të kenë mundësinë të pushojnë falas për 10 ditë në shtëpitë e pushimit të Ministrisë së Brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA