Benaissa i shpëton burgut

26/08/2010 19:20

Pop-starja gjermane Nadja Benaissa, e prekur nga virusi HIV dhe e akuzuar se ka infektuar edhe një ish partnerin e saj, i shpëtoi burgut.

28 vjeçares iu dha një periudhë prove dy vjeçare si dhe 300 orë punë në shërbim të komunitetit.

Ajo e pranoi se kishte kryer marrëdhënie të pambrojtura me tre persona, ndërsa e dinte se ishte hiv pozitiv, megjithatë nuk pranoi akuzat se kishte vepruar me qëllim.

Këngëtarja e “No Angels” u shpall fajtore për shkaktim të dëmtimeve fizike ndaj një personi.

Ajo tha gjatë proçesit gjyqësor se ishte thellësisht e penduar për çfarë kishte bërë.

Do të doja ta ktheja kohën pas e të ndryshoja sa ndodhi, është shprehur ajo.

Benaissa rrëfeu se nuk i kishte treguar askujt për sëmundjen pasi ishte e shqetësuar për pasojat që do të kishte mbi karrierën e saj.

28 vjeçarja pretendon se mjekët i kishin thënë që rreziku i përcjelljes së virusit, ishte praktikisht zero.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta