“Mr. Crododile” ndalohet në Australi për mospagim taksash

26/08/2010 13:00

Aktori australian Paul Hogan, protagonist në filmin australian të vitit 1986 “Mr. Crododile Dundee” nuk mund të largohet nga Australia pasi ai është ndaluar për mospagim taksash.

“Australian Tax Office” ka lëshuar një urdhër ndalimi për aktorin 70 vjecar që ishte rikthyer në atdhe për varrimin e së ëmës e cila ndërroi jetë në moshën 101 vjecare.

Hogan jeton prej shumë vitësh në SHBA, por zyra e taksave në Australi i ka bërë llogaritë mirë për periudhën 1987-2005 dhe ai duhet të paguajë plot 27 milionë euro.

Sipas avokatit Andrew Robinson, aktori u shokua nga masa e marrë që e detyron të “burgoset” në Australi. Hogan jeton në Los Angeles me bashkëshorten Linda Kozlowski, me të cilën ka edhe një djalë.

Top Channel