Vokshi: Debat ose hetim

23/08/2010 21:35

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka sulmuar sërish kryetrain e PS-së, Edi Rama duke i kërkuar një komision hetimor që do të hetojë pasurinë e tij.

Në të kundërtën, sipas Vokshit, ajo do të ndërmarrë një iniciativë të njëanshme.

“Zoti Rama, nëse nuk keni guximin, kurajon dhe burrërinë të ballafaqohemi në një debat televiziv, me fakte dhe dokumenta realë, atë herë urdhëroi deputetët e tu të firmosim së bashku iniciativën për ngritjen e një komisioni parlamentra. Komision i cili të bëjë një hetim të hollësishëm të të gjitha pasurive të mia dhe personit me të cilin bashkëjetojë, gjithashtu hetim të pasurive të tua dhe personave më të cilët ke bashkëjetuar dhe bashkëjeton. Në të kundërtën do më detyrosh të ndërmarrë një iniciativë të njëanshme për krijimin e këtij komisioni hetimor parlamentar pa ju”, është shprehur Vokshi.

Top Channel