Torovica mbetet pa ujë

21/08/2010 19:35

Banorët e Torovicës vazhdojnë të jenë të diskriminuar përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm.

Ata shprehen shumë të shqetësuar për këtë problem, ndërkohë që theksojnë se po përpiqen të kalojnë vështirësitë duke hapur puse për ujë.

Por për ujin e pijshëm udhëtojnë deri në Lezhë.

“Ujin e marrim në Lezhë dhe paguajmë furgonin duke u vlerësuar një bidon sa një pasagjer”, është shprehur një banor i zonës.

Ky shqetësim i ngritur prej kohësh dhe i thelluar së tepërmi nga momenti që ujësjellësi u mor në menaxhim nga pushteti vendor, është shëndrruar në gangrenë për Torovicën, ndërsa në fushatën e fundit elektorale u dha premtimi se kjo situatë do të marrë fund.

Kohët e fundit kanë filluar punimet për ndërtimin e ujesjellësit të ri në Torovicë, ndërsa banorët shprehen skeptikë për realizimin e këtij projekti.
 
“Thuhet që do ndërtohet, por ishallah, shpresat janë të pakta”, thekson banori.

Kjo zonë përmbytet pothuajse çdo vit për shkak të prishjes së kanalizimeve, por banorët që jetojnë aty nuk kanë ujë të pijshëm.

Top Channel