U2, këngë dance në albumin e ri
20/08/2010 11:05
Grupi irlandez U2 që është bërë i njohur falë muzikës pop dhe rock, tashmë synon të eksperimentojë edhe ne dance.
Albumi i ri do përmbajë shumë këngë të rrymës dance, ku do bëjnë pjesë edhe shumë këngë të përjashtuara nga albumi “No Line On The Horizon”. Sipas Bono Vox, këngët do jenë të kërcyeshme edhe në shumë klube nate.
Pas incidentit që e detyroi të anulonte turneun në SHBA, Bono shprehet i kënaqur për koncertet e fundit duke thënë se ndihet vërtëte me fat.
Top Channel