Rama: Gjendje e rëndë ekonomike

20/08/2010 13:00

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama flet sërish për situatën ekonomike, që sipas tij, sa vjen edhe rëndohet në Shqipëri.

Rama theksoi se kriza e qeverisjes mbetet gjenerator i rrënimit të vendit që cdo ditë e më tepër po shkon në humnerë. Sipas kreut socialist borxhi zyrtar është mbi 60 përqind, ndërsa borxhi real është 100 përqind.

“Kriza e qeverisë si gjenerator i një ekonomie në rrënim dhe korrupsioni që po shfaqet me prova dhe fakte të përditshme po shihen gjithnjë e më tepër”, u shpreh Rama.

Kreu socialist foli për atë që ai e quajti ‘oktapod koncensionesh të pasurisë publike mbi dhe nëntokë’.

“Kemi nxjerrë ditët e fundit rastin e një deputeteje të Partisë Demokratike që është e lidhur jo thjesht politikisht me kryeministrin. Ky nuk është rasti i vetëm.Së shpejti kur te kemi mbledhur të dhënat faktuese, do të publikojmë një tjetër rast brenda qeverisë i lodhur me oktapodin e koncensioneve të pasurisë publike”, tha Rama.

Top Channel