Madonna, telashe për vajzën stiliste

20/08/2010 12:45

Ende pa nisur karriera e vajzës së Madonna-s, Maria Lourdes Ciccone si stiliste, po has në pengesa të mëdha.

Linja e veshjeve të dizenjuara prej saj “Material Girl” që shitet në magazinat e Macy’s, rrezikon t’i sjellë shumë telashe. Firma e veshjeve LA Triumph ka denoncuar këngëtaren pasi me të njëjtin emër ishte regjistrua një linjë veshjesh e prodhuar nga kjo firmë.

“Klientët tanë kanë filluar të shesin me këtë emër që në vitin 1997”, tha një përfaqësues ligjor i LA Triumph. Sipas tij, Madonna nuk ka të drejtë të shesë në të njëjtat hapësira duke përdorur këtë markë.

Top Channel