Sulmoi Bracen, policia e lë të lirë

19/08/2010 14:05

Policia e Tiranës la të lirë personin që goditi paraditen e sotme deputetin socialist, Erjon Brace.

Mësohet se Brace nuk bëri kallëzim penal për shtetasin Rigels Shehaj, ndaj kjo cështje nuk do të ndiqet ligjërisht.

Në një konferencë për shtyp të pak minutave më parë Brace hodhi poshtë pretendimet e medias se incidenti me Shehajn kishte ndodhur për shkak te një incidenti me makinë, por nuk komentoi se cili qe motivi.

Duke folur para gazetarëve, Brace paraqiti dokumenta të reja në lidhje me aferat e qeverisë me kompanitë e naftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA