Shkodër, ekzekutohet për vdekje 23-vjecari

19/08/2010 15:00

Shkodra është tronditur sërish nga një vrasje. 23-vjecari Elton Vukatana është qëlluar me armë zjarri në hyrje të apartamentit të tij duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Qafëhardhi te ketij qyteti rreth ores 14.00. I riu eshte qelluar me pistolete ne momentet qe po hynte ne banese nga pas shpine. Policia e ketij qarku nuk di ende se cilet jane autori apo autoret dhe aq me teper per cfare motivesh u ekzekutua ai.

Paraprakisht policia pohoi se ka deshmitare ne kete ngjarje te cilet jane shoqeruar ne komisariat. Nderkohe qe forca te shumta policie po kryejne ekspertimin e skenes se krimit per te gjetur gjurme te mundshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA