Meta: Nuk ka rezolutë për Kosovën

19/08/2010 13:10

Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta deklaroi se nuk ka asnjë rezolutë të njëanshme të Shqipërisë në OKB për Kosovën.

Në një konferencë për shtyp, dhënë pak minuta më parë shefi i diplomacisë shqiptare hodhi poshtë pretendimet e Serbisë, se ka qenë e motivuar për rezolutë për shkak se edhe Shqipëria do të paraqiste një të tillë për Kosovën.

Për projektrezolutën serbe, Meta theksoi se ky draft nuk kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA