Godo: Shteti ra në Himarë

19/08/2010 15:10

Ish-kreu i Partisë Republikane Sabri Godo, i konsideron ngjarjet e ndodhura në Himarë kohët e fundit, si një skemë të përgatitur më parë, që priste vetëm një incident.

“Kemi parë nje skemë pergatitur me kohë me synimin final për shpalljen e autonomisë së Himarës dhe autonomi qeverisje për të. Këto janë deklarata që janë bërë me kohë nga Bollano dhe të tjerët. Pritej vetëm një incident”, u shpreh Godo.
 
Akademiku i njohur ka tone te ashpra ndaj krereve te minoritetit grek ne vend, Bollano e Dule. Ai kundershton deklaratat e bera ne ditet e fundit, duke shtuar se u duket cdo ortodoks ne Shqiperi, si nje minoritar.

“Nuk kemi patur ndonjë problem për të zgjidhur këtë cështje mes nesh. Të gjitha këto janë me nxitje dhe me ndërhyrje nga jashtë.Del PDBNJ e Dules dhe ben thirrje ekstreme për polici minoritare në Himarë”, tha Godo.

Por aty ku politikani kerkon  nderhyrje te shtetit shqiptar eshte bllokimi i rrugeve. Kjo menyre proteste per Godon, do te thote se praktikisht nuk ka shtet. Per te cdo njeri qe bllokon rrugen duhet te shkoje ne burg.

“Shteti shqiptar duhet te tregoje se ekziston si shtet dhe duhet ta nise punen me procedimin e atyre qe bllokuan rrugen. Ndërhyrje në Himarë pas 13 orësh bllokim rruge do të thotë se kemi një shtet që toleron atje ku nuk duhet, dhe kjo duhet të marrë fund. Duhet ta dijë mirë cdo shqiptar se po bllokove rrugën, pas një orë shkon në burg”, tha Godo.

Ish – kreu i republikaneve shprehet se cdo njeri ka te drejten te flase gjuhen qe deshiron, dhe se mes popujve shqiptare dhe grek nuk ka racizem. Ka mekanizma qe duan te shfrytezojne ksenofobine per arsyet e tyre.

“Nuk kuptohet se perse duhet te beje deklarata dhe te mobilizohet qeveria greke qe ngjan mes dy shtetasve shqiptare dhe e con kete ne strukturat evropiane, kur dihet se nese do te flasim per probleme te mirefillta etnike duhet te shohim ato qe kane ndodhur me emigracionin tone atje”, theksoi Godo.

Deri tani, ngjarja e Himares ka shkaktuar nje seri reagimesh te forta ne Shqiperi dhe jashte saj, ne Greqi. Por ndersa Athina nuk ka nguruar te nderhyje fort me qendrime, duke e interpretuar si vrasje etnike, ne Tirane qeveria dhe partite kryesore politike kane heshtur per keto deklarata.

I pyetur per ngjarjen, ministri i Jashtem shqiptar Ilir Meta deklaroi se do te priten hetimet e prokurorise.

“Unë besoj se prokuroria dhe organet e ligjit do të zbardhin atë krim të shëmtuar dhe do të vënë autorët para përgjegjësisë me maksimumin që jep ligji”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA