Basha në Durrës, përgëzon efektivat e qarkut

19/08/2010 13:10

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha gjatë një takimi pune në Durrës ka përgëzuar efektivat e policisë së këtij qarku për menaxhimin e mirë të sezonit turistik dhe fluksit të njerëzve dhe automjeteve, ndërsa kërkoi më shumë përkushtim dhe profesionalizëm pa lënë pas dore ruajtjen e rendit publik në qytete dhe fshatra.

Durrësi është qarku që përballet me fluksin më të madh të turistëve në vend. Duke iu referuar numrit të lartë të turistëve dhe automjeteve në rrugë, Basha vuri në dukje se reduktimin e ndjeshëm të aksidenteve me vdekje në superstradën Durrës-Tiranë, si dhe të ngjarjeve kriminale në lidhje me pushuesit.

Pas takimit në Drejtorinë e qarkut Durrës ministri Basha i shoqëruar nga kreu i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe drejtues të policisë lokale inspektoi sportelet e reja të ccelura në terminalin e trageteve në vendkalimin kufitar të portit të Durrësit ku deklaroi se investimet e bëra do të ndikojnë dhe në liberalizimin e shpejtë të vizave për shqiptarët.

Liberalizimi i vizave që ishte premtuar të bëhej në mesin e këtij viti tashmë duket i largët, por për ministrin Basha ai ngelet ccështje muajsh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA