Tiranë, plagosen me thikë dy të rinj

18/08/2010 21:40

Një sherr mes disa të rinjve në Tiranë ka përfunduar në plagosjen e dy prej tyre.

Sipas burimeve në vendngjarje, është goditur me thikë 15 vjeçari Alban Peplekaj dhe 19 vjeçari Orest Lekaj.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e “Don Boskos” për motive banale.

Autorët e plagosjes janë dy adoleshentë që janë ndaluar nga policia.

Top Channel