KSHH: Të zbardhet ngjarja e Himarës

18/08/2010 13:20

Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagoi për aksidentin e Himarës dhe i shprehu ngushëllimet familjes së të aksidentuarit.

Komiteti kërkoi që ngjarja të zbardhet menjëherë dhe bëri të ditur se deklaratat politike mund të nxisin urrejtjen dhe të bëjnë indirekt presion mbi drejtësinë.

Në deklaratën e publikuar sot Komiteti nuk shprehet kundër ngritjes së shqetësimeve ndaj aksidenteve, por ato duhet të adresohen pa dallim kombësie.

Top Channel