Claudia Schifer në kufirin e 40 viteve

18/08/2010 13:20

Ikona e pasarelave të modës, modelja gjermane Claudia Schiffer në datën 25 gusht mbush 40 vjec dhe parashikohet që për këtë datë ajo të organizojë një festë të madhe në vilën që ka në ishujt Baleare.

“Që prej muajit maj kur lindi vajzën ajo ia kushton kohën familjes. Duke e njohur mendoj se do ta festojë ditëlindjen me familjen në Majorka, ndoshta duke ftuar shumë miq në një festë të blinduar”, shpehet agjenti i modeles, David Brown.

Claudia Schiffer është martuar me regjisorin britanik Matthew Vaughn në vitin 2002 dhe cifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, Caspar 7 vjec e Clementine 5. Modelja gjermane e arriti kulmin e famës në vitet ’90 duke u bërë një nga 10 modelet më të sukseshshme pasi u shfaq në rreth 900 kopertina revistash. Fillimisht ajo dëshironte të bëhej avokate por e braktisi këtë ide në moshën 17 vjecare kur u pikas në një diskotekë të Dyseldorfit nga bosi i kompanise “Metropolitan Model Agency”. Pak më vonë ajo doli në kopertinën e revistës Elle dhe më pas u bë ikonë e firmës Chanel.

Bashkëpunimet e mëtejshme vijuan me Guess Jeans, Revlon Versace, Jil Sander, Dolce & Gabbana, Ralph Lauren e Valentino. Kopertinat e Vogue, Elle, Harper’s Bazaar, Cosmopolitan, Vanity Fair, Rolling Stone, New York Times nuk e kanë kursyer asnjëherë imazhin e Schifer. Claudia konsiderohet një figurë simbol nga shoqëria gjermane. Bashkë me Pelenë ajo mori pjesë në hapjen e Botërorit 2006.  

Top Channel