
Pas bukës dhe ujit, ka nisur shtrenjtimi i të gjitha produktet e tjera ushqimore. Nëpër dyqane dhe minimarkete rritja e cmimit për cdo produkt është mesatarisht 20 lekë, por ka dhe produkte të cilët janë shtrenjtuar edhe më shume se kaq.
Një kokërr veze vetëm para pak ditesh blihej me 12 leke, ndërsa tani ajo kushton 13 lekë, por shitësit thonë se furnizimi i ri pritet te sjelle nje tjeter rritje. Nje kg miell qe pak dite me pare blihej me 90 leke, tashme kushton 120 leke. E po keshtu vaji dhe sheqeri, orizi dhe te tjera ushqime qe jane konsum i perditshem. Rritje kane pesuar edhe qeset ambalazhit, cmimi i te cilave eshte dyfishuar. Ndonese me pare nje pako kushtonte 40 leke tashme cmimi i tyre eshte bere 80 leke.
Shitesit thone se muaji shtator do te sjelle cmime edhe me te larta per produktet ushqimore, te pakten ky eshte paralajmerimi i firmave apo i kompanive qe i furnizon tregtaret e vegjel.
Top Channel