Shkodër, rrugorët aksion për parandalimin e aksidenteve

16/08/2010 18:05

Policia rrugore në Rrethin e Shkodrës ka ndërmarrë një aksion për parandalimin e aksidenteve, kryesisht në aksin Shkodër-Velipojë, një ndër akset më të frekuentuara gjatë sezonit turistik.

Në aksionin e saj 30 ditor, policia rrugore raporton se ka gjobitur 3524 drejtues automjetes, kryesisht për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Operacioni, sipas policisë së qytetit verior të të vijojë edhë në ditët në vazhdim për të parandaluar aksidentet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA