Aksidentet e shumta të ndodhura çdo vit në peridhën e sezonit turistik në aksin Shkodër-Velipojë, ka bërë që këtë vit policia rrugore të marrë masa ekstreme ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugore. (UPDATE)
Në 30 ditët e fundit janë vënë 3524 gjoba, janë bllokuar 114 automjete si dhe janë pezulluar 23 leje drejtimi.
Shqetësuese për drejtuesit policisë rrugore në aksin problematik Shkodër-Velipojë është sinjalistika rrugore për të cilën pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë.
Që kur ka filluar sezoni turisik vemendja e policise rrugore është përqendruar në aksin me problematik që të çon në zonën turisike të Velipojës.
Bie në sy prezenca e shumë postoblloqeve të policisë në zonat të rrezikshme të këtij aksi ku çdo vit përsëriten aksidente.
Kontrollet e policisë rrugore të Shkodrës në këtë aks po kryhen në bashkëpunim dhe me task forcën e ardhur nga drejtoria e përgjithshme e policisë rrugore.
Ndërkohë, mësohet se i gjithë aksi Shkodër-Velipojë dhe disa akse të tjera problematike do vëzhgohen nga policia rrugore.
Top Channel