
Partia Socialiste ka bere publike, ne nje konference per shtyp te Eduard Shalsit, dokumenta me te cilat ajo pretendon perfshirje ne afera korruptive, mes deputetes Vokshi dhe te njohurve te familjes se kryeministrit Berisha.
Sipas deputetit Shalsi, bashkeshorti i deputetes Vokshi e ka kompanine e tij ne bashkëpunim me Rrahman Selmanllarin, per te cilin PS, akuzon per lidhje te forta me familjen e kryeministrit.
“’Vision Construction sh.p.k.’, kompani në bashkëpronësi te zotit Tartari dhe të një emri të njohur si për opinionin publik ashtu edhe për Kryeministrin. Rrahman Selmanllari, i njohur ndryshe si miku i ngushtë i djalit të Berishës, apo edhe si përfaqësuesi i interesave të biznesit të familjes Berisha, pra rezulton të jetë aksioneri tjetër i kësaj kompanie. Nuk mund të shmangesh dot pikëpyetjet në lidhje me bizneset e bashkëshortit të Vokshit me mikun e ngushte te Shkëlzen Berishës”, tha deputeti socialist Eduart Shalsi.
Partia Socialiste ka kerkuar me ane te kesaj konference per shtyp qe palet e perfshira nga akuzat e saj per korrupsion te pergjigjen publikisht.
Top Channel