Nis parkimi me pagesë
16/08/2010 14:50
Ka nisur parkimi me pagesë gjatë ditës në Tiranë, përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, në rrugën mes Shallvareve dhe parkut Rinia dhe ne sheshin ‘Italia’.
Por edhe pse ishte paralajmeruar disa here nga bashkia e Tiranes, shume drejtues te mjeteve kane harruar procedurat e reja te parkimit, duke u ndeshkuar me gjobe nga policia bashkiake, per faktin se kane parkuar brenda vizave me ngjyre blu por nuk kane prere bileten.
Biletat per te parkuar ne keto zona jane nje, dy dhe tre oreshe. Ne rast se drejtuesi e le makinen me shume se sa orari per te cilin ka paguar, atehere policia bashkiake e penalizon ate me gjobe ose me bllokuesin e rrotave te makines.
Top Channel