Ndotja Golem, vazhdon operacioni i mjedisorëve
16/08/2010 20:20
Inspektorët e mjedisit të mbështetur nga forcat e policisë së shtetit, kanë vijuar aksionet në bregdet për të ndërprerë vatrat e ndotjes detare.
Aksioni ka vijuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës në drejtim të Malit të Robit, ku janë prerë dy tubacione të shkarkimit në det të ujërave të zeza të dhjetra godinave të akomodimit të pushuesve, por edhe banorëve të zonës.
Në këtë zonë të bregdetit mungojnë kanalizimet dhe godinat e banimit e akomodimit të pushuesve funksionojnë me gropa septike. Normalizimi i situatës mjedisore përmes aksioneve të kësaj natyre në pikun e sezonit vlerësohet si jo efektiv nga pushuesit.
Top Channel