Gates: Tërhiqem vitin tjetër
16/08/2010 18:20
Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts njoftoi ditën e sotme se do të largohet nga detyra e tij në pranverën e vitit të ardhshëm, periudhë kjo që përkon me nisjen e tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku.
Ndërkaq për situatën në Afganistan, kreu i Pentagonit u shpreh se strategjia e re e ndjekur nga presidenti Obama dhe administrata e tij do të testohet vitin e ardhshëm nëse është e efektshme apo jo.
“Mendoj që vitin e ardhshëm do të jenë kushtet e nevojshme për të mësuar nëse strategjia në Afganistan funksionon”, deklaroi Gejts për revistën “Foreign Policy”.
Top Channel