Ministria e Energjitikes deklaron se 7 muajt e pare te ketij viti aplikimet per ndertimin e kapaciteteve te reja energjitike ne vend kane kapur vleren e me shume se 690 milione euro.
“Jane realizuar 51 kerkersa per HEC-e te reja dhe 8 per parqe te prodhimit te energjise me ere”, u shpreh Prifti.
I pyetur per ecurine e HEC-eve te dhena me koncension nga qeveria deri tani Prifti tha se 27 nga keto kompani koncesionare kane dorezuar projektet e zbatimit dhe presin miratimin e tyre.
“Jane mbi 30 HEC qe jane ne pune e siper. Deri ne fund te ketij viti do te vihen ne pune 12 HEC-e”, u shpreh Prifti.
Prifti ftoi kompanite e interesuara per investime ne energjine e rinovueshme te marrin pjese ne tenderat qe do te hapen ne ditet ne vazhdim per ndertime hecesh apo parqesh me ere.
Top Channel