Trafiku, rrugët e jugut të bllokuara

15/08/2010 15:00

Pushuesit të cilët janë nisur drejt bregdetit të jugut për 15 diteshin e dytë të këtij muaji u janë dashur orë të tëra pritje përgjatë akseve nacionale për shkak të trafikut tejet të renduar në rrugë.(UPDATE)

Duke qënë se qarkullimi në aksin nga Tirana drejt Vlorës dhe nga Vlora drejt Sarandës kanë qënë të ngarkuara me mjete ka patur bllokime të rrugës për disa orë rresht në segmentet Fier-Vlorë, Ujë i ftohtë-Radhimë, Radhimë –Orikum dhe Dhërmi-Jalë.

Mësohet se megjithëse policia rrugore ka qënë e pranishme në këto akse ka qënë e pamundur shmangia e radhëve të gjata të automjeteve, të cilat në disa raste kanë bërë edhe bllokime sporadike të rrugës sikurse në Palasë dhe Borsh.

Policia e shpjegon paralazimin e përkohshëm të trafikut me fluksin e madh të pushuesve që janë nisur drejt bregut dhe nga ana tjetër kthimin e atyre që kanë përfunduar pushimet këtë të dielë.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në bllokimin e rrugëve është edhe fakti se shumë prej hoteleve që janë ndërtuar përgjatë bregdetit nuk kanë vend parkimi dhe pushuesit detyrohen të parkojnë përgjatë rrugës nacionale duke vëzhtirësuar se tepërmi kalimin e automjeteve të tjera.

Policitë rrugore të dy qyteteve më të ngarkuara me pushuesë, të Durrësit dhe të Vlorës raportojnë edhe pikun e orëve që njihen tashmë si oraret e trafikut.

Në qytetin e Vlorës njihen si orare të bllokimit në rrugë nga trafiku në segmentin e Ujit të Ftohtë për mëngjesin nga ora 9.30 deri ne 10.30 dhe për darkën nga ora 19.30 -21.00. Në Radhimë orare të trafikut të mbingarkuar paradite janë 10.00 deri në 11.00 e po kështu edhe në dhërmi.

Në Durrës piku i trafikut në mëngjes raportohet nga Plepat deri tek Mali i Robit përgjatë orës 08.00-10.00 dhe në darkë 17.30 me raste deri në orën 20.00. Ndërkohë në darkë policia rrugore e këtij qyteti njeh si pikun e trafikut për akset e brendshme të qytetit edhe oraret nga 20.30- 22.00.  

Velipoja, Saranda dhe Pogradeci raportohet të kenë orare të lëvizshme të pikut të trafikut në varësi të dyndjeve të turistëve. Megjithatë edhe këto zona turistike kanë si vendet më problematike për trafikun hyrjen dhe daljen nga qyteti.

Segmentet problematike në Vlorë

Skelë-Uji i Ftohtë, 09.30 – 10.30 dhe 19.30 – 21.00
Radhimë, 10.00 -11.00
Dhërmi – Jalë, 10.00 -11.30

Segmentet problematike në Durrës

Durrës-Plepa-Mali i Robit, 08.00 -10.00 dhe 17.30 – 20.00
Rrugët brenda qytetit, 08.30 – 22.00

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA