Peqin, dy të plagosur në aksident rrugor

14/08/2010 18:50

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar pak caste më parë në Peqin.

Sipas informacioneve të fundit, të plagosurit janë shtetasit Durim Sefa, drejtues i automjetit dhe Ëngjëll Dediu, që udhëtonte bashkë me të.

Burime policore lokale njoftojnë se Dediu është dërguar në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve të rënda.

Ato shtojnë se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesi Durim Stefa.

Top Channel