Rihapet laboratori i konservimit

11/08/2010 19:55

Disa muaj pas bllokimit si pasojë e mosmarrëveshjeve për cështje të pronësisë, policia ka hapur Laboratorin e e Konservimit te Arkeometrisë.

Drejtuesit e laboratorit kanë deklaruar për Top Channel se puna ditën e sotme ka vijuar normalisht.

“Ne vazhdojmë punën normalisht duke trajtuar objekte të kulturës materiale, qoftë të arkeologjisë apo etnografisë”, ka deklaruar Frederik Stamati, drejtor i laboratorit.

Restauruesit ndërkohë nisën punën për restaurimin e disa objekteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Bëhet fjalë për një fyell kockor të gjetur në Lezhë një shekull para lindjes së Krishtit.

“U zbuluan një mori fragmentesh prej kocke që kishin indikacione se mund të përbënin dicka. Ishte një fyell dhe u desh një punë 7 mujore dhe e lodhshme për ta ndërtuar”, ka shtuar Stamati.

Top Channel