Tiranë, arrestohen dy kontrabandistë

05/08/2010 11:45

Forcat e policisë së kryeqytetit kanë arrestuar paraditen e sotme dy persona të akuzuar për kontrabandë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga kanë rënë shtetasit Ardian Biba dhe Artan Sota.

Sipas burimeve, ata i merrnin mallrat kontrabandë nga Greqia dhe i shisnin në Tiranë me cmime të larta.

Top Channel