Itali, vritet shqiptari, në kërkim autorët

04/08/2010 21:25

Një 23 vjecar shqiptar është vrarë sot në komunën e Kavianos, në Napoli të Italisë pas një sherri me disa bashkëkombas të tij.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave vrasja erdhi pas një konflikti me disa shqiptarë të tjerë të cilët ishin në gjëndje të dehur.

23 vjecari është qëlluar me pistoletë dhe ka gjetur vdekjen, ndërkohë që autori dhe pjesëmarrësit e tjerë në sherr u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Më pas në skenën e krimit mbërritën karabinierët, të cilët kanë nisur hetimet për identifikimin e shqiptarëve të tjerë.

Top Channel