Pakistan, dhunë pas vrasjes së deputetit

03/08/2010 08:00

Të paktën 35 persona janë vrarë gjatë natës në Karaci, që është dhe qyteti më i madh i Pakistanit.

Vala e dhunës shpërtheu pas vrasjes së një deputeti të mazhorancës të provincës.

Raza Haider, anëtar i partisë së shumicës në provincën e Sindhit, u qëllua dje me armë zjarri bashkë me truprojën e tij, teksa merrte pjesë në një varrim.

Sipas autoriteteve lokale, bëhet fjalë për një nga masakrat me numrin më të madh të viktimave brenda një dite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA