Afganistan, plagoset këshilltari i Karzait

02/08/2010 14:20

Një shpërthim në Jalalabad, në Afganistan, ka plagosur të paktën 8 persona mes të cilëve këshilltarin presidencial Waheedullah Sabawoon.

Zëdhënësi i policisë, koloneli Abdul Ghafoor ka saktësuar se bomba e fshehur pas një motori ka shpërthyer në një lice gjatë kalimit të makinës së Sabawon, kryekëshilltari i shtetit për Çështjet Fisnore, që ka mbetur i lënduar.

Atentati ka shkaktuar tetë agjentë të plagosur dhe dëme të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA