Pakistan, mbi 1300 viktima nga moti i keq

01/08/2010 10:15

Rreth 1300 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të zhdukur. Ky është bilanci më i fundit i autoriteteve pakistaneze, pas përmbytjeve të fuqishme që përfshinë veri-perëndimin e vendit.

Lajmi njoftohet nga autoritetet vendore në krahinën të cilat shtojnë se situata mbetet alarmante në krahinën e Punjab Kashmirit ku niveli i ujit është shumë i lartë.

Ndërkaq, moti i keq që ka përfshirë Pakistanin, sipas OKB-së ka prekur mbi 1 milion persona, kryesisht në infrastrukturë. Sipas misionit të saj në vendin aziatik, qindra mijëra mbeten të pastrehë ndërkohë që vendi është në prag të një katastrofe humanitare.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta