Londër, pako-bombë në zyrat e M16

01/08/2010 14:25

Një pako-bombë u dërgua në zyrat qendrore të shërbimeve sekrete britanike M16 në Londër.

Episodi i përket datave 28-29 korrik dhe pakoja ishte dërguar në zyrat e sektorit të jashtëm të M16, por fatmirësisht u bllokua në kohë pa shkaktuar viktima.

Autoritetet britanike kanë nisur menjëherë hetimet dhe po marrin në pyetje dy persona si të dyshuar, një 52 vjeçar dhe një të ri 21 vjeçar të cilët u arrestuan në veri të Uellsit.

Gjykata vendosi mbajtjen e tyre nën gjendjen e arrestit deri në zbardhjen e mëtjeshme të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA