Irani kërcënon Izraelin

01/08/2010 14:50

Irani kërcënon sërish Izraelin me “djegie”  të Tel Avivit në rast se shteti hebre ndërmerr ndonjë sulm të mundshëm ndaj instalimeve bërthamore të Teheranit.

Kështu është shprehur ambasadori iranian në Kombët e Bashkuara, Mohamad Khazai i cili ka shtuar më tej se Republika Islamike nuk do të heqë dorë nga programi i saj bërthamor.

“Planet dhe veprimet armiqësore kundër Iranit nuk do të përfundojnë kurrë dhe kundërshtarët tanë gjithmonë do të gjejnë arsye për të vepruar kundër nesh”, ka shtuar më tej Mohamad Khazai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA