Iran, ekzekutohen 2 të dënuar për trafik droge
01/08/2010 13:30
Dy persona u ekzekutuan me varje në Iran pasi ishin dënuar më parë nga gjykata për trafik lëndësh narkotike.
Sipas mediave iraniane bëhet fjalë për dy të rinj të cilët çojnë në 98 numrin e të ekzekuturave me dënimin kapital që nga nisja e këtij viti.
Ndërsa sipas raportimeve të organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, vetëm në vitin 2009, Teherani ekzekutoi 402 vendime me vdekje, shifër kjo më e larta në 10 vitet e fundit.
Top Channel